FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31-vjeçar pasi ka kanosur me armë dy person gjatë nëj sherri banal.
Sipas të dhënave zyrtare specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Bushi Hatillari, 31 vjeç, banues në Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kurjanit” pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit J.T., 27 vjeç, banues në Kurjan dhe D.H., 35 vjeç, banues në Vadhishtë.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit tip pistoletë “ZASTAVA” së bashku me krehrin e saj, 6 fishekë pistolete dhe 1 gëzhoje arme zjarri tip pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Mësohet se 31-vjeçari ishte emër i njohur për policinë.

Disa vite më parë ai është ndaluar me një vajzë nga Vau i Dejës në makinë, por atëherë ka qenë ajo që ka marrë përsipër pronësinë e armës që iu është gjetur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb