Një nxënës është plagosur me thikë në Podujevë. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një përleshje që ka ndodhur mes dy nxënësve në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini”.

Sipas policisë kjo ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje një nxënës ka therur me thikë një nxënës tjetër.

“Raportohet se në hyrje të shkollës, i dyshuari mashkull kosovar (nxënës), pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar (nxënës). Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë. I dyshuari gjendet në arrati.” , thuhet në raportin e policisë. E më pas viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: