Deputeti i opozitës parlamentare, Adriatik Alimadhi ka ngritur shqetësimin se jashtë Kryesisë së Kuvendit deputetëve u vendosen gjoba në makina për parkim të makinës.

Ruçi menjëherë i ka ndërprerë fjalën dhe i ka thënë se fjalën e mori për procedurë dhe procedurë nuk është se ku do pargojë makinën Alimadhi.

Më tej Alimadhi me ironi i ka thënë Ruçit se ai është perëndia e zotit.


DEBATI NE KUVEND

ADRIATIK ALIMADHI: Ngre një shqetësim që nuk merr zgjedhje pasi kemi marrë gjoba nga punonjësit e Policisë këtu jashtë tek Kryesia e Kuvendit.

GRAMOZ RUÇI: Shumë keq që ne të merremi këtu me parkimin e makinave. Meqë s’ke nevojë ulu. Ulu aty ulu, s’është procedurë ku do parkosh ti makinën.  E ke marrë për procedurë por po merresh me makinë.

ADRIATIK ALIMADHI: Ju jeni perëndia e zotit. Si ulu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb