Teksa të dy janë pajisur me urdhra mbrojtjeje, pas një sherri të dhunshëm që agravoi dhe në përplasje fizike, sot do të mbahej seanca për zgjidhjen e martesës mes Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia. Por me mospraninë e Princ Lekës, gjyqi u shty më 11 prill.

Pak ditë më parë, ish-çifti u përplasen fizikisht pas pretendimeve se Leka Zogu i kishte dhunuar babain aktores së njohur. Video e sherrit të tyre bëri xhiron e rrjetit.

Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërsa prej disa kohësh jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb