TIRANA

Disa persona janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, tek rruga ‘’Ndre Mjeda’’ që ka përfunduar me lëndimin e një personi me sende të forta.

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar, proceduar 2 të tjerë dhe shpallur në kërkim po 2 të tjerë. Gjithashtu janë arrestuar 4 persona të cilët drejtonin mjetin të dehur.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.L., 27 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V.Gj dhe S.M., dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim A.B dhe E.F., pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ndre Mjeda”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin S.Ll., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

V.V., 36 vjeç, H.B., 63 vjeç, E.I., 39 vjeç dhe E.S., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb