Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e bremshme në Shkodër, ku u raportua për të shtëna me armë në lagjen “Skënderbeg”.

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin David Kiri, vëllai i të cilit u konfliktua mbrëmjen e kaluar me shtetasin Kristian Fermosi, edhe këta të dy të shpallur në kërkim.

Fillimisht shtetasit Kristian Fermosi dhe Ardjan Kiri kane debatuar dhe më pas janë konfliktuar me njërin tjetrin.

Gjatë debatit ka ardhur me një automjet vëllai i Ardjan Kirit, shtetasi David Kiri i cili ka goditur me makinë shtetasin Kristian Fermosi. Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit por dy vëllezërit kanë arritur t’i shpëtotnë plumbave. Policia pas kësaj ngjarje ka arrestuar shtetasin David Kiri ndërsa është duke punuar për gjetjen dhe kapjen e vëllait te tij Ardjan Kiri dhe personit që u konfliktua me të Kristian Fermosi.

Janë ende të paqarta arsyet e këtij konflikti mes tyre.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb