GREQI
Një tjetër episod dhune është regjistruar në një burg në Greqi. Pas Koridhalos, dhuna këtë herë u shënua në burgun e Dhomokos.
Bëhet me dije se dy të burgosur shqiptar kanë rrahur brutaliusht një algjerian. Arsyet ende nuk janë të njohura. Vetëm ndërhyrja e rojeve ka shpëtuar jetën e shtetasit nga Algjeria.
Pasi ka marrë plagë të shumta në trup, algjeriani është dërguar në Spitalin e Lamias. Ai mori goditje sidomos në kokë dhe trup.
(d.xh/Balkanweb)