Një sherr mes disa personave ka ndodhur në orët e vota të mbrëmjes së djeshme në Bulqizë. Menjëherë pas ngjarjes, ka ndërhyrë policia, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe duke arrestuar dy persona, babë e bir.

Por, në momentin e ndalimit të tyre, ka ndërhyrë djali tjetër i familjes, duke kundërshtuar me dhunë uniformat blu. Kjo ka detyruar policët të kërkojnë ndihmën e shërbimeve të tjera të komisariatit për të neutralizuar dhe kapur autorët e sherrit.

Njoftimi i policisë:
Bulqizë
U konfliktuan fizikisht me një shtetas, kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, vihen në pranga babë e bir. Shpallet në kërkim edhe djali tjetër që ndërhyri për të penguar punonjësit e Policisë me qëllim mosshoqërimin e babait dhe të vëllait. Në orët e vona të mbrëmjes në Qytetin e Ri, Bulqizë, si pasojë një konflikti të çastit janë konfliktuar me njëri-tjetrin tre shtetas. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si dhe kanë bërë shoqërimin për në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt.

Në momentet e shoqërimit të shtetasve L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij A. G., 31 vjeç, ka ndërhyrë 29-vjeçari A. G. (djali tjetër i shtetasit L. G.) duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Në ndihmë të patrullës kanë ardhur shërbime të tjera të Komisariatit të Policisë. 29-vjeçari A. G. duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet, ndërsa dy shtetasit e tjerë, babë e bir, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij shtetasit A. G. 31 vjeç, si dhe u shpall në kërkim 29-vjecari A. G., për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb