SHKODËR

Një gjimnazist ka mbetur i plagosur pas një sherri jashtë ambienteve të shkollës sot në Shkodër. Sipas burimeve zyrtare, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.Frroku, 17 vjeç.

Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. Ndershtiqi, 17 vjeç për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb