FIER

Një 21-vjeçar me emrin Markos Berberaj është arrestuar në Patos pasi në mjetin tip ‘’Range Rover’’ i janë gjetur shkop dhe dorezë metalike pa leje.

Po ashtu një 31-vjeçar nga Tirana u procedua penalisht pasi në automjetin tip ‘’Skoda’’ iu get kokainë.

Një tjetër 48-vjeçar u kap pasi po drejtonte një automjet tip ‘’Benz’’ që dyshohet se është vjedhur jashtë shtetit dhe është trafikuar në Shqipëri, me targa të falsifikuara dhe shasi të fshirë.

Ndërkohë 4 persona në Kryekuq të Divjakë janë proceduar pasi ishin përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në Patos, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, me të cilin po udhëtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shkop metalik dhe një dorezë metalike që i mbante pa leje.

– – – –

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, u proceduan penalisht 2 shtetas.

 

Konkretisht, për shtetasin D. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke udhëtuar me automjetin tip “Skoda” dhe gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetë një dozë me lëndë narkotike kokainë.

 

Për shtetasin R. I., 48 vjeç, banues në Fier, filloi procedimi penal për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikim i vulave, stampave, formularëve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa të dyshuara të falsifikuara dhe me nr shasie të fshirë. Gjithashtu ky mjet dyshohet se është i vjedhur jashtë shtetit dhe është trafikuar në Shqipëri.

– – – –

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit N. T., 59 vjeç, H. T., 56 vjeç, Q. K., 62 vjeç dhe S. K., 29 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar dhe goditur me njëri tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb