Një sherr masiv mes dy grupeve që në total kishin 16 persona ka ndodhur në Greqi.

Janë konfrontuar me njëri –tjetrin një grup me shqiptarë dhe një grup me grekë.

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur dy persona me thikë, njëri me kacavidë dhe disa të tjerë janë plagosur në kokë me sende të forta dhe grushte e shkelma, raportojnë mediat helene.

Ngjarja ka ndodhur në limanin e Vuliagmenit, Greqi pranë një kantine.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar 7 shqiptarë, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb