Një sherr me thika ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Korçës.

Policia informon sesi pasojë e sherrit, kanë mbetur të plagosur 3 të rinj.

Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Në datën 23.06.2020, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2,  gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb