Një sherr masiv mes 30 personave ka përfunduar me një viktimë pasi u godit me një çekiç brenda një fast food-i.

Ngjarja ndodhi në Burger King-un e Old Shoreham Road të Anglisë dhe u filmua e gjitha në kamera.

Kalimtarët e shikonin të alarmuar ndërsa përleshja u përhap në të gjithë restorantin.

Në pamjet video të marra brenda degës së fast food, të rinjtë mund të shihen duke grushtuar dhe shkelmuar njëri-tjetrin, duke hedhur tavolina dhe karrige.

Rreth 30 adoleshentë mendohet të jenë përfshirë në përleshje dhe policia thotë se një person dyshohet se u godit me një çekiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: