Përplasje fizike me shkela e grushte, shkopinj gome dhe ndoshta edhe një mjet që në dukje përngjan si një armë, janë ato çka janë përdorur nga një grup të rinjsh gjatë një sherri të ndodhur në Fier pasditen e kësaj të mërkure.

Sherri masiv ka ndodhur fare pranë qendrës së qytetit të Fierit e duket që protagonistë janë disa të rinj, ndoshta edhe adoleshentë.

Me aq sa duket edhe në pamjet e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari Ervis Kuçi, sherri ndodh mes dy grupeve me djem, të cilët veç shkelmave e grushteve përdorin edhe mjete të tjera, mesa duket shkopinjë gome, ndërsa në dorën e njërit prej të rinjve vihet re edhe një tjetër mjet që në pamje të parë të jep idenë e një arme, të vërtetë apo jo nuk duhet, por që dallohet që nuk është shkrepur.

Nuk dihen motivet e kësaj grindje që ka ndodhur mes të rinjve në një orar ku lëvizja e qytetarëve nuk mungon dhe në një vend jo larg sheshit të qytetit, ndërsa askush nuk e ka denoncuar rastin në policinë e Fierit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve.

Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt.

Policia ka shoqëruar disa prej tyre dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të identifikuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb