Një sherr masiv raportohet se ka ndodhur në një nga koncertet e reperit Noizy, ku duket se janë përfshirë disa persona nga publiku dhe bodyguardët e këngëtarit.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Londër, ndërkohë që në një moment, në videot e bëra virale në rrjetet sociale duket se si Noizy bie në tokë.
@viralvide0.al #noizy ♬ original sound – 🅅🄸🅁🄰🄻.🄰🄻
Mbi konfliktin ka reaguar edhe vetë Noizy.
Në një postim në Instagram, ai u shpreh se çdo gjë ishte në rregull dhe se bëhej fjalë për disa persona që thjeshtë “nuk dinë të mbajnë pijen”.
@inglis_fejza #noizy #sherr #viral#fyp #goviral ♬ original sound – Noizy
“Për të gjithë ju që jeni të interesuar, nuk ka ndodhur asgjë. Thjesht ca pijanecë që nuk kontrollojnë dot pijen. U desh me tregu sa është sahati. Gjithçka është në rregull, gjithçka është ‘blessed’”, dëgjohet të thotë ai në videon e shpërndarë në InstaStory.

(BalkanWeb)