TIRANË

Një konflikt mes disa personash ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Pezë të Tiranës.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bazat raporton se  gjatë sherrit ka pasur të shtëna me arme zjarri dhe për pasojë  një person është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia është vënë në kërkim të autorit i cili është identifikuar.Gazetarja Bezat shton mes tjerash se i plagosuri është identifikuar me mbiemrin Karaj, por ende nuk ka detaje për motivet e ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimit të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb