Një i mitur shqiptar, emigrante në Greqi, ka mbetur i plagosur në Janinë.

Ngjarja ndodhi në qendrën sportive të Kiafas. Mediat greke raportojnë se ai është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij nga Kurdistani. Ngjarja thuhet se ka ndodhur pas një grindje me autorin, duke bërë që sherri të shkoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Bashkëmoshatari i tij ndodhet në ambientet e paraburgimit, ndërsa thuhet se dhe ai është lënduar lehtë. Aktualisht shqiptari ndodhet në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb