Një sherr me grushte ka ndodhur pak minuta më parë te një lavazh në Rrogozhinë.

“BalkanWeb” mëson se përplasja fizike ka ndodhur te lavazh ‘Rusta’, ku njëri nga personat e përfshirë në sherr ka marrë çiften.

Mësohet se ai nuk ka mundur të gjuajë me çifte, pasi personi i dytë i përfshirë në ngjarje, e ka qëlluar me grusht.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka bllokuar çiften. Deri më tani, raportohet se është dëmtuar nga sherri shtetasi F. R.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2021, rreth orës 12:45, në Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit është demtuar me sende të forta shtetasi F. R., 44 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjeherë në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë bërë shoqërimin e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasve me iniciale J. K dhe A. K., (babë e bir), për veprime të metejshme.

Në vendngjarje u sekuestrua dhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve, por nuk është përdorur nga asnjëri prej autorëve.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: