DURRËS- Një sherr mes fqinjëve në lagjen 15 në Durrës ka shkuar deri në përdorimin e sëpatës. Policia e Durrësit ka vënë në pranga 30-vjeçarin Besnik Xhaferraj, i cili ditën e djeshme ka a kërcënuar me sëpatë komshiun e tij shtetasin A. M. 20 vjeç.

Në vijim ka goditur me sëpatë mjetin me targa DR 1198 D, duke i thyer xhamin e krahut të majtë, si dhe ka dëmtuar murin e shtetasit F.S. 60 vjeç (komshi).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: