Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua dy netë më parë në Nocera, Itali, përgjatë “Via Nazionale”. Sipas hetimeve, ai ishte njohur me një prostitutë, me kombësi Nigeriane, në rrugë, me preteksin e konsumimit të një marrëdhënieje, por pa e paguar atë.

Midis të dyve doli se kishte pasur një takim të mëparshëm, ku djali i kishte thënë asaj se dëshironte të kryente marrëdhënie seksuale pa e paguar, por ajo duket se e kishte refuzuar ofertën.

Sipas asaj që raportojnë mediat e vendit fqinj, pas disa ditësh, 25-vjeçari ishte kthyer, këtë herë duke i premtuar se do ta paguante. Por më pas, ata nuk kanë rënë sërish dakord për shumën. I riu do ta sulmonte vajzën, duke e rrahur në rrugë, me shuplaka.

Përmes dhunës ai do të zbriste shifrën në 20 euro, tarifë kjo e pranuar më pas prej saj, për të kryer marrëdhënie seksuale.

Vajza pranoi, por nuk kreu marrëdhëne me të, pasi arriti të lajmërojë policinë.

Polcia pas denoncimit arriti ta lokalizojë djalin dhe ta arrestojë në flagrante, i akuzuar për grabitje.

Këtë mëngjes, i riu u paraqit para gjykatësit në seancën e vlerësimit. Në përfundim, gjykatësi konfirmoi masën paraprake të arrestit shtëpiak, për të dyshuarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb