VLORË

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht një 29-vjeçar pasi ka dëmtuar ambientet e një karburanti.

Sipas burimeve zyrtare Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin E. R., 29 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka debatuar me punonjësin e një karburantit, si dhe ka thyer xhamin e derës së ambientit të personelit tek ky karburant.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb