VLORË

Dy kushërinj në Vlorë janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin. Gazetari Enrik Mehmeti, raporton për “BalkanWeb”, se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”. Raportohet se dy komshinjtë janë konfliktuar për arsye krejt banale.

Dy qentë e tyre janë zënë me njëri-tjetrin dhe fillimisht mësohet se kanë shkuar pronarët për t’i ndarë. E pasi e kanë përfunduar këtë hap, ata kanë nisur të zihen e konfliktohen bashkë. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e dy kushërinjve, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.10.2021, rreth orës 14:55, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin shtetasit I. H., 35 vjeç dhe D. A., 54 vjeç të dy banues në Vlorë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. A, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi I. H, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb