TIRANË

Një sherr mes disa të miturve ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Mësohet se të miturit mes 12, 13 dhe 14 vjeç, janë konfrontuar me sende të forta, ku për pasojë janë plagosur dy prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios, ku nga të dhënat e para mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 31.03.2021, rreth orës 17:40, në Kinostudio, si pasojë e konflikti të çastit, mes katër shtetas të mitur 13 vjecarë, janë lënduar, dyshohet me mjete rrethanore e të mprehta 2 shtetas të moshës 13 vjeçare, të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: