Një konflikt me sende të forta mes 3 të rinjve ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, në Tiranë.

Dy prej tyre kanë përfunduar në spital për ndihmës mjekësore. Në sherr janë përfshirë E.D, 18 vjeç, K.S, 24 vjeç dhe një 17-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, për motive të dobta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasi K. S dhe 17 vjeçari, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, një sherr tjetër, por këtë herë me grushte është regjistruar edhe në rrugën “Pandi Dardha” në kryeqytet. Policia njofton se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për M. A., 42 vjeç dhe M. H., 24 vjeç, pasi për motive të dobta, kanë dhunuar E. A., 19 vjeç dhe një 15-vjeçar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb