Një 15-vjeçar është plagosur me thikë sot në Sarandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 15:00, në urgjencën e spitalit të Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore i mituri me inicialet K. T., 15 vjeç.

Të njëjtat burime sqarojnë se ka dyshime që djali është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) nga një bashkëmoshatar i tij. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin me inicialet E. Ç., 15 vjeç.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe thika. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb