Një sherr mes kushërinjsh ka bërë që 3 prej tyre të mbeten të plagosur. Ngjarja në fjalë ndodhi dje në fshatin Mbyet në Fier. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 4 persona janë përfshirë në një konflikt pronësie, ku pas përplasjes verbale kanë nisur të godasin njëri-tjetrin me mjete prerëse dhe sende të forta. Mësohet se shtetasi me inicialet E.H., ka goditur me thikë dhe sende të forta shtetasit me inicialet K.S., 34 vjeç, banues në Mbyet dhe G.H., 58 vjeç, banues në Berat.

Ndërkohë, një prej të plagosurve nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka goditur me thikë shtetasin me inicialet S.H., 21 vjeç. të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Për ngjarjen në fjalë në pranga janë vënë shtetasi me inicialet E.H., dhe shtetasi me inicialet K.S.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb