RRESHEN- Një 17-vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar në Rrëshen, pas një konflikti mes tyre. Ngjarja ka ndodhur rreh orës 18:50, ndërsa i plagosur ka mbetur K.B. 17 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar A.L. 15 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:50, në Rrëshen, pas një konflikti  të çastit për motive të dobëta, shtetasi A.L. 15 vjeç, banues në Rrëshen, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës  (thikë),  shtetasin K.B. 17 vjeç, banues në Rrubik, i cili ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale , ndërsa grupi hetimor nën  drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb