VLORE- Një sherr mes disa të rinjve ka shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:55, ndërsa në spitalin e qytetit bregdetar shkoi një person i plagosur me mjet prerës.

Nga hetimet paraprake Policia ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në zonën e skelës (rrugë), ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, dy të rinj kanë qëlluar me mjet prerës “thikë” shtetasin K.A., 19 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka marrë plagë në kraharor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, Policia ka identifikuar autorët e dyshuar në lidhje me plagosjen, përkatësisht shtetasit me inicialet S.S dhe M.S. Ndërkohë, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorëve të dyshuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: