ELBASAN

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Elbasanit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikt mes dy personash në lagjen “Beqir Dardha’.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale S.B, 43 vjeç ka qëlluar me thikë një 57-vjeçar, por ndërhyrja në kohë ka parandaluar eskalimin e përplasjes fizike, e cila mund të kishte përfunduar edhe me pasoja për jetën. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për dokumentimin e saj.

“Policia parandalon përshkllëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën. Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit duke vënë në pranga autorin. Rreth orës 15.30,  Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Beqir Dardha”,  Elbasan, po ndodh një konflikt mes dy shtetasve ku njëri prej tyre ka armë të ftohtë thikë.

Pas marrjes së njoftimit menjëherë  në vendgjare kanë shkuar forcat e Policisë dhe falë ndërhyrjes  së shpejtë është arritur të kapet autori në flagrancë shtetasi S.B., 43 vjeç,  banues në Elbasan,  i cili gjatë një konflikti për motive të dobta  ka goditur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin A.M.,  57 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: