Një shqiptar është plagosur me thikë në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Morsano al Tagliamento, në një fermë ku shqiptari punonte.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, ndërsa shqiptari i cili u plagos nga kolegu i tij është shpëtuar nga punëdhënësi. Ai ka lajmëruar menjëherë ambulancën, ndërsa e ka dërguar menjëherë në spitalin e San Vito al Tagliamento.

Mediat e huaja shkruajnë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë , pasi ka plagë të rëndë në bark. Sakaq hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: