KUKËS-Arrestohen në flagrancë dy të rinj, pasi akuzohen se për motive të dobëta kanë goditur me thikë dy persona të tjerë. Burime nga policia e Kukësit bëri me dije se Jeton Koloshi, 21 vjeç dhe Tasim Cengu, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Bele.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen Nr.2 Kukës, për motive të dobëta, në konflikte e sipër, kanë goditur me sende të mprehta shtetasit: M.S., 39 vjeç, banues në fshatin Bele, (i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në spitalin Ushtarak Tiranë) si dhe S.M., 21 vjeç, banues në Kukës (jashtë rrezikut për jetën).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: