SHBA – Menaxheri i këngëtares së njohur Nicki Minaj, është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në Philadelphia. Sipas “NBC”-së, menaxheri De’Von Pickett është vrarë me thikë, pas një konflikti në një lokal nate, ku mbeti i plagosur edhe një prej ndihmësve të tij.
Një ditë para vdekjes së tij, menaxheri De’Von Pickett shkroi në “Twitter”: “Jeta. Zoti është më i madhi”.
Nicki Minaj ka mbetur e tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërsa shkroi në rrjetet sociale se ekipi i saj ndodhej në Philadelphia, për të përmbyllur detajet e fundit për organizimin e koncerti atje. Për vdekjen e menaxherit De’Von Pickett kanë shprehur ngushëllime edhe emra të tjerë të njohur të muzikës në botë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: