LAÇ- Një sherr mes dy adoleshentëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Laç ku dy adoleshentët A.N. dhe R.H. 17-vjeçarë janë konfliktuar me njëri tjetrin për motive banale.

Pas përplasjes verbale, A.N. ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin duke e plagosur rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: