KRUJA

Një sherr mes adoleshentësh në Krujë ka përfunduar në plagosje të dy personave.

Policia njofton se një 14-vjeçar ka plagosur me thikë dy bashkëmoshatarë të tij, saktësisht 14 dhe 15 vjeç.

Autori është kapur dhe shoqëruar në komisariat pas më shumë se 2 orësh, ndërkohë që plagosja ndodhi në orën 13:00.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Krujë

Plagosi me mjet prerës 2 shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe shoqërohet në ambientet e Policisë autori i dyshuar.

Më datë 12.03.2021, në orën 13:00, në Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. Sh., 14 vjeç dhe F. M., 15 vjeç, banues në Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi K. G., 14 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb