TIRANË

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 15:15, në rrugën e “Kavajës”, në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” falë reagimit të menjëhershëm kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e  rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: