Një sherr mes disa personave ka ndodhur në aeroportin e Miamit në SHBA.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet se si disa persona përleshen mes tyre, ndërsa në një moment, shfaqen forca policie për t’i ndarë.

Njëri prej efektivëve ka nxjerrë pistoletën për të shuar konfliktin.

Sipas punonjësve të aeroportit shkak i sherrit dyshohet se është bërë vonesa e një fluturimi.

Një polic që u përpoq t’i ndalonte u godit me grushte, ndërsa pas kësaj ai kërkoi ndihmë nga kolegët, të cilët më pas arrestuan katër persona të përfshirë në rrahje dhe në sulm ndaj kolegut të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb