Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik, në lagjen Skënderbej të Elbasanit.

Gjatë konfliktit, njëri prej personave është qëlluar me mjete të forta dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të përfshirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb