Mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e Gramshit janë konfliktuar disa persona me njëri-tjetrin, ndërsa pas zënkës 3 të rinj kanë marrë peng një tjetër person.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat. Referuar burimeve policore, mësohet se është marrë peng shtetasi me iniciale A. B 32 vjeç, i cili është vëllai i personit me të cilin po ziheshin disa të tjerë.

Në sherr e sipër ata e kanë futur me forcë në makinë të riun. Për ngjarjen, menjëherë është njoftuar policia e cila ka vënë në pranga një prej autorëve të pengmarrjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: