Një 18-vjeçar është qëlluar me armë zjarri pasi u godit me një plumb në kokë. Viktimë ka mbetur Thomas Briça. Ngjarja ndodhi në Alatri të Frosinone-s, jashtë një lokali.

Sulmuesi qëlloi pas një konflikti mes dy bandave rivale, ndërsa pas krimit u arratis bashkë me një bashkëpunëtor.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga karabinierët. I riu ishte transportuar në urgjencë në spitalin Gemelli. Pasi iu nënshtrua një operacioni delikat, ai ndërroi jetë. Ndërkohë, agresori dhe bashkëpunëtori janë shpallur në kërkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb