LAÇ- Dy familje janë konfliktuar mbrëmjen e djeshmë në fshatin Sanxhak të Laçit. Sipas burimeve zyrtare, në konflikt janë përfshirë familjet Meria dhe Boriçi, përkatësisht shtetasi F. Meria, 60 vjeç është përplasur me 53-vjeçarin Sabit Boriçi. Ky i fundit ka qëlluar në ajër me një automatik model 56.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes brenda pak minutash duke shmangur një përshkallëzim të konfliktit dhe ka vënë në pranga 53-vjeçarin Boriçi, i cili është përpjekur të largohet nga vendi i ngjarjes por nuk ka arritur. Sipas policisë sherri mes dy familjeve ka qenë për motive të dobëta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: