Dy gra kanë përfunduar në spital pas një konflikti në familje. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa dy gratë e dëmtuara janë kunata me njëra-tjetrën.

Njëra nga të dhunuarat është Dava Ndoj, 33 vjeçe. Babai i saj Ndue Gjoni thotë se ajo është me urdhër mbrojtje dhe konfliktet me familjen e burrit kanë nisur që në muajin janar.

“Sot e kanë sulmuar vajzën time fizikisht vjehrri me gjithë vajzën e vet të martuar, djali i kunatës, nipi që është në moshë madhore, mbi 20 vjeç, vajza e po kësaj dhe një mbesë tjetër. Dava është me urdhër-mbrojtje. Vendimi i gjykatës të premten është i formës së prerë me i çu energjinë elektrike dhe ujin se janë dy muaj pa to.
Konfliktet kanë nisur që më 16 janar. Vajza është e dhunuar, flokët e shkulura, me hematoma, nuk e lëviz qafën. Unë kërkoj vetëm drejtësi, asgjë më tepër. Vjehrri i Davës ka çuar një mik tek vëllai im, jo tek unë dhe i ka thënë ma rregullo punën se Dava po më merr shtëpinë, ai i ka thënë nuk kam punë, çfarë të japë gjykata merr Dava”, deklaroi i ati i 33-vjeçares.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: