KORÇË

Një sherr mes kushërinjve gati sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Maliq. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se dy kushërinjtë nga Podgoria janë zënë fillimisht me fjalë dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, ndërsa sipas policisë sherri ka qenë për motive të dobëta.

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë që konflikti të përfundojë pa persona të plagosur, ndërsa shtetasi që ka përdorur armën, i identifikuar si Ervin Gura është arrestuar. Persona të tjerë janë shoqëruar në komisariat për t’u pyetur për përplasjen. Policia po punon për zbardhjen e plotë të konfliktit dhe motiveve të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: