Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë

kanë vënë në pranga një 46-vjeçar pasi është konfliktuar me një shtetas tjetër.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se shtetasi i identifikuar si Blenard Hasandoçaj banues në fshatin Zëmblak, Maliq në bashkëpunim me persona të tjerë, ditën e djeshme në fshatin Zëmblak, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin J. G., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë ka marrë dëmtime në kokë dhe trup dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të tjerë të përfshirë ndërsa dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb