Një sherr mes dy personave ka ndodhur këtë pasdite në Sarandë, me pasojë plagosjen e një të riu.

Policia njofton se gjatë konfliktit për motive të dobëta shtetasi S. S. ka goditur me mjet prerës 26-vjeçarin G. Muhollari. I riu është goditur me thikë në kyçin e dorës dhe po i nënshtrohet operacionit.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, në Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi S. S., ka goditur (gërvishur) me mjet prerës shtetasin G. M., 26 vjeç, banues në Sarandë,i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës.

Punohet për kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb