KAMËZ

Një i ri është dhunuar në Kamëz pas një sherri mes shoferëve. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se dy shoferë janë konfliktuar për rrugën dhe më pas sherri ka degjeneruar në përleshje fizike, teksa i dëmtuar ka mbetur 23-vjeçari me iniciale I.I. Ndërkohë shoferi tjetër është në kërkim nga policia.

“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:10, te bulevardi ‘Nënë Tereza’ në Kamzë, janë konfliktuar drejtuesit e dy mjeteve, shtetasi I. I., 23 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tjetër ende i paidentifikuar.
Nga shërbimet e Policisë po punohet për identifikimin e drejtuesit tjetër që është larguar nga vendngjarja. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb