Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e të hënës në Strymoniko të Greqisë, ku dy shqiptarë të moshës 31 vjeç janë zënë ashpër mes tyre.

Sipas mediave greke, shqiptarët fillimisht kanë debatuar me fjalë, për të arritur më pas në përdorimin e grushteve e deri në goditjen me thikë nga njëri prej tyre.

Raportohet se 31-vjeçari goditi patriotin e tij me thikë në gjoks, ku si pasojë i lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin “Papageorgiou” në Selanik, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton ngjarjen, ndërsa autori pasi ka kryer plagosjen është larguar nga vendi i krimit dhe është ende në kërkim nga uniformat blu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb