Një konflikt mes dy shtetasve afganë të akomoduar në Shëngjin ka ndodhur ditën e sotme, me pasojë plagosjen e njërit prej tyre.

Policia njofton se pas një konflikti të çastit shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshojet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshojet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb