Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur sot në Balldre të Lezhës, me pasojë plagosjen e njërit prej tyre.

Policia njofton se është plagosur me sende të forta 26-vjeçari J. P., pas konfliktit të çastit me 30-vjeçarin F. P.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 30 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.
Ky shtetas, në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasin J. P., 26 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Plagosje e rëndë me dashje “.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: