TIRANE- Lidhja mes reperit Getoar Selimi dhe prezantueses Marina Vjollca nuk është më sekret. Pas fotografive të shumta të publikuara nga paparacët, çifti është parë bashkë edhe në Summerfest në Sarandë.

Por siç raporton Prive, Geti dhe Marina duket se nuk po kalojnë një periudhë të bukur në çift. Madje edhe në takimin e tyre në Sarandë, janë parë mjaft të nervozuar. Sipas të pranishmëve, çifti ka debatuar për disa minuta, por pa ditur arsyen. Ky tension vihet re edhe në rrjetet sociale, ku që të dy nuk e ndjekin më prej ditësh njëri-tjetrin në Instagram.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: