Konflikti mes një gruaje dhe një burri komshinj me njëri-tjetrin në Tale të Lezhës ka precipituar në dhunë fizike.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një burrë është goditur me sende të forta nga fqinja e tij dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet pranë spitalit të Lezhës për të zbuluar shkaqet e konfliktit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb